TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot me katër vota pro, plotësimin e vendit bosh të ish-deputetes socialiste Luiza Xhuvani me Mira Shehun, kandidaten femër që e pasonte atë në listën e qarkut të Vlorës.

Luiza Xhuvani dha dorëheqjen më 5 nëntor, pas katër vrasjeve që kreu djali i saj në një lokal nate. Dorëheqja e saj u bë para mediave në prani të Kryeministrit.

Mira Shehu, e lindur në Çorovodë më 19 Janar 1973, është diplomuar në 1996 në Inxhinieri Mekanike dega Konstruksione ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike te UPT. Ne vitin 2003 ka perfunduar Shkollën Pas Universitare UPT. Në vitin 2007 merr Gradën Shkencore ”Doktor i Shkencave” dhe në vitin 2009 merre Titullin akademik Profesore e Associuar.

DEPUTETET E PS, QARKU VLORE:
1. Edi Rama
2. Valentina Leskaj
3. Koço Kokëdhima
4. Luiza Xhuvani
5. Fatmir Toçi
6. Andrea Marto
7. Edmond Leka
8. Shuaip Beqiri
9. Mira Shehu
10. Sheme Lulo
11. Sokol Bana
12. Genci Kojdheli
13. Neime Gjika
14. Noreta Kalcuni
15. Ines Stasa

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: