TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi reagon pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, duke thënë se filloi të zbatohet sfida e Lulzim Bashës për të pastruar politikën.

“Lulzim Basha kishte të drejtë prej fillimit. Ishte vetëm çështje kohe. Më pak se një vit. Falenderim partnerëve që bënë të mundur miratimin e ligjit për dekriminalizimin dhe zbatimin rigoroz të tij. Ne dhe PS nuk kemi qenë dhe kurrë, nuk do jemi njëlloj. Rekordet e tmershme kriminale kurrë nuk mund të fshihen dhe partnerët po i sjellin çdo ditë. Klasa politike duhet të pastrohet nga individët me rekorde të tmerrshme kriminale. Sfida e Lulzim Bashës për të pastruar politikën, filloi të realizohet. Suksese qytetarëve të ndershëm të Kavajës në zgjedhjet e reja të kësaj vere, për një kryebashkiak të denjë”,- mbyll statusin e tij Halimi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: