Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Meta tha në konferencë për mediat se skandalet nuk “shpëlahen” me ndërrime drejtuesish, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Policinë e Shtetit në polici private.

“Nuk ka komente më për Policinë e Ramës, polici private. Skandalet e shumta që kanë ndodhur këto kohë nuk shpëlahen me ndërrime drejtuesish, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Duhet që strofulla e krimit të organizuar është në kryeministri, aty është strofulla e Ndraghetës dhe atje bëhen ndryshimet për të shpëlarë skandalet në mënyrë që njerëzit të shpresojnë se do ketë ndonjë ndryshim”, tha Meta.

Gjithashtu, Meta ka komentuar edhe aleancën e PL me PD-në, duke theksuar se ende nuk është finalizuar marrëveshja për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Meta tha se kjo çështje ka shumë kohë dhe është ende në shqyrtim.

“Është çështje që ka shumë kohë dhe ne do studiojmë të gjitha opsionet që opozita të futet sa më fuqishëm në këto zgjedhje. Do bëjmë çdo përpjekje për të ndërtuar mekanizimin e organizmit për përballjen me regjimin, duke mos pasur iluzione se presim nga ky regjim kriminal standarde në zgjedhje”, tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: