Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e quajti dorëheqjen e Alexis Tsipras një “vendim të pritshëm pas tre humbjeve të thella të pësuar nga SYRIZA dhe ai personalisht” .

Në një deklaratë për mediat greke, Mitsotakis tha se “Konsideroj se ishte një vendim i pritshëm pas tre humbjeve dërrmuese të SYRIZA-s dhe personalisht Alexis Tsipras në zgjedhjet kombëtare. Besoj se me dorëheqjen e Alexis Tsipras mbyllet një rreth. SYRIZA ishte një parti që vitet e fundit, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, u identifikua me toksicitetin, me fjalën përçarëse, por edhe me mosefikasitetin shurdhues, kur thirrej për të menaxhuar pasuritë e vendit. Partitë duhet të bashkojnë qytetarët dhe para së gjithash duhet të propozojnë zgjidhje realiste, me kosto efektive dhe të zbatueshme për problemet e qytetarëve. SYRIZA nuk e ndoqi kurrë këtë rrugë. Shpresoj ta gjejë, e uroj sinqerisht”.

Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit fitoi 40.5 % të votave, pothuajse 23 % më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb