Studiuesi Auron Tare, që ndan jetën e tij mes Shqipërisë dhe Amerikës, në një lidhje live me News 24 komentoi dorëheqjen nga gara presidenciale e Joe Biden.

Tare theksoi se vendimi për dorëheqjen nga gara të Biden pritej, pasi për këtë flitej prej kohësh. Ai u shpreh se demokratët kanë pak kandidatura, që të mund ta sfidojnë Donald Trumpin. Ai shtoi se popullariteti i Trump është rritur ndjeshëm, sidomos pas atentatit.

Auron Tare: Ishte një vendim që pritej. Ka qenë një diskutim që është bërë në qarqet e Partisë Demokratike dhe duket se Biden humbi dhe mbështetësit më të afërt, duke hapur rrugën për një kandidat, që duket i vështirë në horizont. Gjetja e kandidatit te demokratët është diçka e vështirë. Atentati e ka rritur mjaft popullaritetin e Donald Trump. Kamala Harris që i takon të jetë në garë është personazh që pak njihet në Amerikë dhe është kandidate e dobët përballë Trump.

Kandidatët e demokratëve janë të limituar. Donald Trump ka polarizuar opinionin publik amerikan, por ka treguar forcë dhe siguri të madhe. Mendoj se Trump do të jetë fitues në zgjedhje. Do ishte mrekulli, që demokratët të prodhojnë dikë, që mund të fitojë zgjedhjet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb