TIRANE

“Rekomandimet e OSBE/ODIHR për reformën zgjedhore janë të realizuashme brenda dhejtorit” – kështu u shpreh bashkëkryetari komisionin për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes.

“Natyrshëm që edhe çështja e sistemit zgjedhor, që kërkohet nga opozita jo parlamentare është pjesë e diskutimit. Do të adresohen me rekomandimet e OSBE ODIHR. E bëmë të qartë që çështja e sistemit apo vota e emigrantëve, do të duan më shumë kohë, si financimi apo reformimi i partive politike. Meqë ne nuk e kemi PD-në në tavolinë, këto çështje do t’i diskutojmë në një tavolinë më të gjerë, që cdo rekomandim të jetë i diskutuar për një konsensus të përgjithshëm.

Në çdo draft që do diskutojmë edhe ata kanë të drejtë për të bërë propozime, komente vërejtje, ashtu si shoqëria civile. Ne kemi kërkuar PD të gjejë cdo lloj forme komunikimi me komisionin, edhe pa qenë pjesë e parlamentit. Vetëm kuvendi do të miratojë Reformën Zgjedhore. Jemi gati që ato propozime, që janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, të merren në konsideratë.” u shpreh Gjiknuri, ndërsa komentoi propozimin e opozitës, për një strukturë të posaçme për reformën zgjedhore, bërë në tryezën e organizuar nga OSBE/ODIHR.

‘Nuk është në autoritetin tim të merremi me strukturë të posaçme nëse në nivel bilateral PD zgjedh rrugë komunikimi jemi të gatshëm ta marrim parasysh.Brenda dhjetorit kemi mundësi të adresojmë cështjet e ODIHR.” theksoi ai.

Lidhur me deklaratën e bërë nga vetë ai, se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga Komisionit nëse PD pranon të ulet në tryezë, Gjiknuri tha se kjo është tashmë një cështje e ezauruar dhe se PD tashmë ka objektiva të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb