TIRANE- Jep dorëheqje drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni. Burime për ‘News24’ pohojnë se Kerni ‘u detyrua’ të jepte dorëheqje, ndërsa nuk bëhen të ditura ende detajet.

Të njëjtat burime theksojnë se ai aktualisht ishte duke punuar për kalendarin e sezonit tjetër artistik.

Po sipas këtyre të dhënave, Kerni mësohet se kishte përplasje të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës. Ilir Kerni u emërua drejtor i TKOB në nisje të mandatit të qeverisë në vitin 2013.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: