TIRANË- Ahmet Prenci, është dorëhequr nga posti i drejtorit të Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Lajmi konfirmohet për News24 nga vetë Prençi, i cili tha se dorëheqjen konform ligjit ja ka paraqitur drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj.

I pyetur për arsyet e dorëheqjes Prençi tha se ia ka bërë të ditura drejtoreshës së tatimeve, ndaj nuk preferon ti bëjë publike. Dorëheqja e tij mësohet se është pranuar nga drejtoresha Shehaj, e cila ende nuk ka një emër të ri në postin e drejtorit të hetimit që mbante Ahmet Prençi, prej afro dy vitesh.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: