Numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, i gjendur për ballë një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.


 


Kjo dorëheqje i hap rrugën një periudhe boshllëku në këtë Ministri, 11 muaj pas dorëheqjes së paraardhësit të tij mediatik dhe popullor, Nicolas Hulot, i cili ishte larguar duke kritikuar mosveprimin e qeverisë në këtë sektor.


 

Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i Partisë Ekologjike që bëri aleancë me presidentin, Macron, ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në seri nga faqja informative në internet “Mediapart”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb