TIRANË- Zëvendësministri i Bujqësisë, Alban Zusi ka paraqitur sot dorëheqjen e tij. Në një prononcim për News 24 Zusi bën me dije se dorëheqja vjen për arsye personale. Ndërkaq mësohet se dorëheqja do të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Z.Alban Zusi, lindi në Lezhë, më 27 Maj 1969. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Z.Zusi, ka përfunduar studimet universitare ne Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1992. Në vitin 2001 ka përfunduar Master në Shkencat e Turizmit, në Romë, Itali, ku është diplomuar me rezultatin maksimal. Në vitet 1992 deri në 1997, ka punuar si Shef i Departamentit të Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, në Bashkinë e Lezhës. Nga viti 1997 deri ne vitin 1999 ka punuar si Drejtor i Rezervave të Shtetit, dega Tiranë. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, Drejtor i Hotel Dajtit. Për tu zhvendosur më pas në sektorin privat nga viti 2003 deri në vitin 2011, Drejtor i Përgjithshëm i Kompanisë italo-shqiptare “Poseidon” sh.p.k., dhe nga viti 2007 e në vazhdim Administrator i Institutit për Manaxhim e Standartizim “IMS Group” sh.p.k., Administrator i “I.N.C.A. Nord Fish” sh.p.k., kompani përpunuese dhe eksportuese e lëndëve të para për prodhimin e sallamrave. Ne vitin 2011 zgjidhet drejtor ekzekutiv i shoqates se Inportuesve dhe Perpunuesve te Mishit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: