TIRANË- Një ditë pas dorëzimit të mandatit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duket se Spartak Braho është drejt rikthimit në parlament.

Gazetarja Marsela Karapanço raporton për “BalkanWeb” se Braho është duke zhvilluar një takim me kreun e parlamentit Gramoz Ruçi në kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë ish-ministri Saimir Tahiri nuk e ka dërguar ende zyrtarisht letrën e dorëzimit të mandatit të deputetit. Pritet që kërkesa e tij për heqjen dorë nga mandati të dorëzohet sot.

Një ditë më parë ish-ministri Tahiri doli para mediave ku bëri publik vendimin e tij për dorëheqjen në mënyrë që të hetohet si qytetar i lirë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb