Pep Guardiola dorëzohet, të paktën kur bëhet fjalë për merkaton. Frenkie De Jong ishte një objektiv edhe i Man.City por në fund garën e fitoi Barça: “Nuk jam i zhgënjyer. Është thuajse e pa mundur të konkurrosh me Barcelonën dhe Real Madrid, për prestigjin që kanë dhe për kampionatin ku luajnë, janë dy klube të jashtëzakonshme.

Nuk mund ti imponohesh lojtarëve, ata duhet të jenë të lirë të zgjedhin por në duhet të jemi vigjilent dhe të kërkojmë alternative të reja. Në të ardhmen duhet të jemi më të shpejtë dhe të besojmë tek talentet”, u shpreh Pep Guardiola.

Që nga dita kur u largua nga Barcelona, Guardiola nuk ka mund të jetë më fitues, të paktën jo në Champuions, pasi ish ekipi i tij dhe Real Madrid kanë dominuar skenën e futbollit europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb