Ende nuk është një hapje totale, por sidoqoftë ëstë një hap i rëndësishëm përpara: pas 40 vitesh femrat iraniane do të mund të shkelin lirshëm në stadium për të parë ndeshjet e futbollit, por kjo vlen vetëm për ndeshjet e Kombëtares. Lajmin e ka dhënë ministri i sportit iranian, Masud Soltanifar, duke shpjeguar se në stadiumin “Azadi” të Teheranit, ku Irani luan pjesën dërrmuese të ndeshjeje dhe do të presë eliminatoret për Kupën e Botës Katar 2022, janë kryer dhe punimet për të krijuar tualetet e ndara dhe hyrjet e veçanta në tribuna.


Pra kundër Kamboxhias, më 10 tetor, do të jetë kthesa historike. Moslejimi i hyrjes së femrave në stadium kishte nisur të lëkundej një vit më parë, kur disa tifoze (më së shumti punonjëse të federatës ose të afërme të lojtarëve), u ishte lejuar hyrja në tribunë. FIFA, nëpërmjet presidentit Xhani Infantino, kishte bërë disa apele ndaj Federatës Iraniane të Futbollit dhe e kishte kërcënuar me përjashtim nga Botërori 2022.


Femra Iran
Femra Iran

Femra Iran 1
Femra Iran 1

Sahar Kjodayari, e ashtuquajtur “Blue Girl”, vdiq në spital pas plagëve të marra nga djegiet e rënda


Femrat më në fund do mund të shohin Kombëtaren në stadium, por jo në sektorët e rezervuar për meshkujt. E gjithë kjo lëvizje nisi pas vdekjes së tmerrshme të Sahar Kjodayari, tifozja 29-vjeçare e cila i vuri zjarrin vetes para Gjykatës së Revolucionit Islamik në Teheran, pasi u dënia me 6 muaj burg për shkak se kishte hyrë e veshur si burrë në stadium për të ndjekur ekipin e saj të zemrës, Esteghlalin.

(Balkanweb)