Prokuroria e Përgjithshme bëri publike dje faktin se kandidati i Edi Ramës në Vorë, Agim Kajmaku është i njëjti person me Jorgo Toton, i arrestuar në Greqi në vitin 2003.

Por Kajmaku i cili kandidoi i vetëm në votimet e 30 qershorit, nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ishte arrestuar për para false.

Faktet e publikuara dje nga prokuroria kanë vërtetuar edhe akuzat e ngritura nga PD-ja ndaj kandidatit të Ramës në Vorë.

Pasi Prokuroria bëri publike faktet, është bërë edhe një kërkesë në KQZ, në lidhje me mandatin e Agim Kajmakut. Por pikërisht këtu ka nisur edhe loja e institucionit të akuzës për të shpëtuar Kajmakun e Edi Ramës.

Në kërkesën e dërguar në KQZ, burime për SYRI.net kanë bërë të ditur prokuroria ka luajtur me hapësirat ligjore që i janë mundësuar.

Sipas prokurorisë, Agim Kajmaku nuk bën pjesën në ndalimet e ligjit të Dekriminalizimit të miratuar nga Parlamenti. Sipas prokurorisë kandidati i Ramës në Vorë është në kushtet e vendimit të Kuvendit.

Auto Whatsapp Image 2019 10 29 At 18.32.061572370347
Auto Whatsapp Image 2019 10 29 At 18.32.061572370347

Prokuroria thotë se çështja e heqjes së mandatit për mos deklarimin e ndalimit është tek vendimi i Kuvendit, dhe nuk është pjesë e miratimit të ligjit të dekriminalizimit.

Por sa qëndron ky pretendim i prokurorisë. Burimet kanë sqaruar se rasti i Agim Kajmakut është identik me dy rastet e ish-deputetëve Aqif Rakipi i PDIU-së dhe Gledion Rehovica i LSI-së.

Të dy ish-deputetët akuzoheshin nga prokuroria se nuk kishin deklaruar se ishin ndaluar më herët jashtë Shqipërisë. Për të dy deputetët që janë i njëjti rast si i Agim Kajmakut, në atë kohë prokuroria kërkonte heqjen e mandatit për të deputetët.

Siç duket tani vendimi për Agim Kajmakun, është në dorën dhe vullnetin politik të vetë Edi Ramës. Janë anëtarët e PS-së në KQZ ata që do të vendosin nëse Kajmakut do ti hiqet mandati që ka marrë në votimet e 30 qershorit apo jo.

Vendimi për kandidatin e Vorës pritet që të merret brenda kësaj jave, në një mbledhje që do të thirret nga KQZ-ja./Syri.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: