Prej disa muajsh tashmë Miriam Cani është një mama e lumtur, e cila i është përkushtuar tërësisht detyrës së re. Këngëtarja duket se po e shijon në çdo moment këtë rol të ri, ndërsa hera-herës përfiton nga rasti të ndajë ndonjë moment edhe me adhuruesit e saj në rrjetet sociale. Së fundi Miriami ka publikuar një foto, në të cilën shihet vogëlushja e saj Ameli dhe ajo që këngëtarja e ka quajtur si mikeshën e saj të ngushtë.

Arushi prej pellushi, të cilin e vogla e përqafon me dashuri, duket se ka qenë dhe një prej lodrave që prindërit e saj i kanë blerë që përpara lindjes dhe që tashmë është e preferuara e vogëlushes.

Në profilin e saj në “Instagram”, Miriami ka postuar një kolazh ku krahas Ameli, tashmë 5-muajshe, shfaqet edhe vetë këngëtarja, e cila përqafon me dashuri të njëjtin pellush gjatë kohës së shtatzënisë. “Shoqja e saj që në bark”, është dedikimi që i ka shkruar këtij momenti të ëmbël këngëtarja.
(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: