Zgjedhjet parlamentare të 11 majit po afrojnë dhe kemi edhe kërkesën e parë për koalicion mes dy forcave politike në mënyrë zyrtare.

Kështu, LZHK dhe Djathtas 1912 kanë firmosur kërkesën për marrëveshje koalicioni për zgjedhjet. Kërkesa e tyre u dërgua pranë KQZ. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjencaj.

Emri i Koalicionit është “Djathtas për Zhvillim”. Ky koalicion kërkon që Shqipëria të jetë një vend demokratikisht i zhvilluar, ku pushtetet të jenë të ndara. Drejtuesi politik i Koalicionit pritet të jetë kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: