Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot pranë nënstacioni elektrik në Lezhë. Mësohet se
policia është angazhuar për kapjen e një personi të shpallur në kërkim për një plagosje, ndërkohë që ende nuk dihen detaje nga ngjarja.

Nga të dhënat e para mësohet se forcat e rendit kanë rrethuar zonën në fjalë. Gazetari Elidon Ndreka ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamje nga aksioni. Një banore e zonës, e cila është bërë dëshmitare e ngjarjes, e cila tregon se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia.

Policia Aksion
Policia Aksion

“I thoshin ‘dorëzohu’ këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte ‘dorëzohu’”, thotë gruaja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb