Deputeti Jurgis Çyrbja i cili dorëzoi mandatin ditën e djeshme mandatin, është thirrur sërish sot sërish në SPAK. Ai ka qendruar rreth 30 minuta në Prokurorinë e Posaçme.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Çyrbja është paraqitur edhe më datën 8 tetor në Strukturën e Posaçme, ku ishte në godinën e SPAK për rreth pesë orë.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Çyrbja ka dhënë vetëm një prononcim të shkurtër për mediat. “Drejtohuni SPAK për informacion”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se për Çyrbjan është bërë kallëzim për shpërdorim detyre nga PD për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: