TIRANE

Ish ministri i jashtëm, Ditmir Bushati i ka dorëzuar sot detyrën e ministrit të jashtëm kryeministrit Edi Rama, i cili mban edhe detyrën e kryediplomatit shqiptar, pas refuzimit që i bëri presidentit Ilir Meta kandidaturës së Gent Cakajt.

Bushati mbajti sot edhe një fjalim lamtumire për postin që mbajti për 5 vite, por duket se nuk ka mjaftuar me aq. Përmes një postimi në Instagram, Bushati ka publikuar një foto teksa vrapon drejt djalit të tij dhe thotë se i kërkon falje familjes, pasi ajo ka vuajtur më shumë dhe ka falur më lehtë mungesën e tij.

“Ministri i Jashtëm është i munguari i madh: i mungon ekipit të Ministrisë në përditshmërinë e tij; i mungon përditshmërisë politike; dhe i mungon familjes së tij, më pati thënë ish kolegu im i çmuar dhe Presidenti aktual i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier në një rrëfim personal.

Është pikërisht familja, e cila ka vuajtur më shumë e ka falur më lehtë çdo mungesë timen, duke mbështetur rrugëtimin tim. Dëshiroj t’i falënderoj për përkushtimin e tyre gjatë mungesave të mija e t’u kërkoj një falje për fundjavat e humbura në Blackberry dhe Iphone”, shkruan Bushati.

Y6hn
Y6hn

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: