Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije një tjetër koalicion, i cili ka dorëzuar kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Bëhet fjalë për koalicionin “Aleanca” me shkronja nistore “AL”, ndërsa kërkesa është dorëzuar në KQZ që në datën 15 mars.

Pjesë e këtij koalicioni do të jenë Aleanca Demokratike, Aleanca për Drejtësi dhe Solidaritet, Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane dhe Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.

Ndërkohë mësohet se koalicioni do të drejtohet nga Aleanca Demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb