Shoqata Çamëria i dha sot titullin e mirënjohjes ish-eurodeputetes Doris Pack. Në fjalimin e saj, në krah të Shpëtim Idrizit, Pack ka shprehur mirënjohje të thellë për vlerësimin që Shoqata Çamëria ka bërë ndaj eurodeputetes.

Ajo shprehet se e ka ndjekur punën e shoqatës dhe PDIU-së që nga viti 2006 dhe është në brendësi të Çështjes Çame, por shton se qeveria aktuale e ka lënë pas dore këtë çështje.

Ajo u shpreh e sigurt që PDIU, Basha dhe ish-deputetja Albana Vokshi do bejne më të mirën ligjore për këtë çështje. Për këtë premtim ajo zotohet edhe vetë.

“Shtëpia juaj është shumë larg. Dhe minimumi është që ju të shkoni mbrapsh të shtëpitë tuaja dhe të merrni mbrapsh atë çfarë ka ngelur.

Sot është 5 maji është dita e dëshmorëve, por askush nuk foli sa i përket çështjes çame. Duhet të mendojmë së bashku si të arrijmë gjërat. Janë situata të ndryshme por që thelbin e ka të njëjtë. Që nga 2006 e kam ndjekur vazhdimisht se çfarë Shoqata ka bërë. Gjerat janë përmisrësuar por asnjë palë e politikës nuk e ka marrë seriozisht çështjen çame.

Jam shumë afër me zonjën Albana Vokshi. Politikanët përgjithësisht premtojnë shumë, por zakonisht nuk i mbajnë, sepse politkane jam dhe vete. Por jam e sigurt që Albana, dhe Basha dhe të tjerë që janë në dijeni për çështjen çame dhe do bëjnë në mënyrë ligjore më të mirën për këtë çështje. E vë dhe veten time në këtë vlerësim.

Ndihem shumë krenare për këtë vlerësim. Ju falenderoj.”- tha Pack.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb