Të gjithë menduan se Brazili i largoi “fantazmat” që 5 herë kampionët e botës mund të rrezikonin marrjen pjesë në Kupën e Botës 2026, pas suksesit 1-0 ndaj Ecuadorit, por ja që për t’I rikthyer ato mendoi Paraguai. Vendasit i shkaktojnë një humbje shumë të rëndë Brazilit, një humbje që I vendos ata në pozita aspak komode sa I takon shanseve për kualifikim në kupën e botës pas 2 viteve.

Një perlë e Gomez në minutën e 20-të i mjaftoi vendave për të mposhtur gjigandët Brazilian, të cilët zhgënjyen sërish jo vetëm në rezultat por edhe në performance. Të besuarit e Junio Dorival nuk ishin në gjendje të kundërpërgjgijeshin, duke marrë kështu humbjen e 4 në 8 ndeshje, e 4 në 5 ndeshjet e fundit, duke qenë vetëm 1 pikë mbi zonën e rrezikut, ose më saktë vendit të 8 që të nxjerr jashtë pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

I zhgënyer në përfundim tekniku Dorival, i cili megjithatë merr përgjegjësitë e kësaj humbje: “Po luftojmë të bëjmë më të mirën ,por nuk është e lehtë. Nuk dua të penalizoj asnjë lojtar, përgjegjës për këtë rezultat jam vetëm unë dhe askush tjetër. Na duhet të punojmë shumë për t’u rikthyer në nivelin që kemi qenë gjithmonë”, theksoi teknku i Brazilit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: