Dortmund ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në javën e 17-të kundër Mynshenglabah me rezultatin e ngushtë 2-1.

Skuadra e Dortmund kaloi e para në epërsi në minutën e 42-të me anë Sanço që shënoi pas një asistimi të Gotzes. Nuk shkoi shumë dhe Mynshenglabah arriti të barazoi në minutën e 45-të me anë të Kramer duke e mbëllur pjesën e parë në barazim.

Pjesa e dytë filloi furishëm me Dortmund që në minutën e 54-të arriti të shënojë golin e dytë me anë të Rojs pas asistimit të Gëtzes.

Me këtë fitore Dortmund forcon kreun në kuotën e 42 pikëve, më një diferencë + 9 nga Bajerni, që do të luajë ditën e nesërme ndaj Eintrakt Frankfurtit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: