Borussia e Dortmundit “harron” të fitojë në kampionat. Të besuarit e Nuri Sahin vijojnë të mos kenë vazhdimësi e stabilitet në Bundesliga. Pas një ndeshje shumë të luftuar mesjavën e shkuar në Champions ndaj Barcelonës, të dielën të gjithë prisnin rikthimin e verdhezinjve tek suksesi në kampionat teksa në Signal Iduna Park i vizitonte ekipi i Hoffenheim.

Ndeshja ishte në kontrollin e vendasve, megjithëse pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura. Në të dytën ishte amerikani Giovanni Reyna, i cili pa u mbushur minuta e parë gjeti golin për avantazhin e Borussias. Sfida u mendua e fituar për të besuarit e Nuri Sahin, por surpriza do të vinte vetëm në fund, atëherë kur Bruun Larsen, do të befasonte vendasit në minutën e parë të kohës shtesë.

Dortmund nuk fiton një ndeshje në kampionat prej 23 Nëntorit, duke regjistruar të tretin barazim radhazi, e duke mbetur shumë larg kryesueseve , por edhe zonës evropiane për momentin, pasi Dortmund ka për momentin vetëm 22 pikë dhe ndodhet në vendin e 8.

Megjithatë kjo javë e 14 sigurisht spikati për ndalesën e bayernit, i cili u mund 2-1 në transfertë nga Mainz. Një rezultat që padyshim i shkoi përshtat ndjekësve të bavarezëve, me kampionët në fuqi të bayer Leverkusen, të cilët bënë detyrën ndaj Augsburg duke triumfuar me shifrat 0-2. Tashmë diferenca mes Bayern dhe Leverkusen është në vetëm 4 pikë. Kampionati gjerman tashmë është plotësisht i rihapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: