Të vetëm në krye, B.Dortmund vendos nën presion Bayern pas suksesit 1-3 në transfertë përballë Hoffenheim. “Kanarinat” kaluan në avantazh që në minutën e 18-të me Fullkrug që u tregua i qetë brenda në zonë duke dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë. Në të 25-tën, vendasit fituan një 11-metërsh, nga pika e bardhë e penalltisë, Kramaric u tregua perfekt duke rivendosur baraspeshën. Në shtesën e pjesës së parë, Reus përfitoi nga një top i mbetur në zonë duke rikthyer edhe një herë verdhezinjtë në avantazh.

Pavarësisht se me dhjetë lojtarë në pjesën e dytë, që nga minuta e 71-të, Dortmund jo vetëm ruajti me fanatizëm rezultatin, por në shtesë realizuan edhe golin e tretë. Me dy fitore radhazi, Dortmund i lëshon një sinjal të qartë në distancë Milanit teksa të mërkurën i presin në “Iduna Park” në sfidën e dytë në Champions League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: