TIRANË- Gjykata e Lartë do të gjykojë deputetin Tom Doshi, Mark Frrokun dhe shtetasin Durim Bami për akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Prokuroria ka dërguar sot për gjykim 3 personazhet e njohura për të ashtuquajturin komplot të vrasjes së deputetit Tom Doshi si dhe deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Sipas Prokurorisë, pretendimet e deputetit Tom Doshi se kanë dashur ta ekzekutojnë nuk qëndrojnë, prandaj ai do të gjykohet tashmë nga Gjykata e Lartë. Po ashtu edhe deputeti tjetët Mark Frroku. Mbi ta rëndonin tre akuza, dy prej të cilave kanë rënë.

Bashkë me dosjet e tyre, organi i akuzës ka dërguar për gjykim edhe dosjen e Durim Bamit, i njohur si atentatori i Doshit, edhe ai me akuzën “kallëzim i rremë”.

Pritet që brenda 10 ditësh të hidhet shorti për gjyqtarët e çështjes.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: