TIRANË

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka “sfiduar” hapur Partinë Demokratike duke thënë se nëse kjo e fundit vjen në Komision, ai personalisht do ta rishikojë pozicionin e tij duke lënë të hapur mundësinë e një largimi nga ky komision.

Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Gjiknuri foli për përfshirjen e emrit të tij në përgjimet e “dosjes 184” për zgjedhjet lokale në Dibër në 2016. Sipas tij, përgjimet janë të paligjshme dhe si rrjedhojë nuk duheshin publikuar në media. Ai u pyet edhe për “çunat problematikë”,  ndërsa tha se militantët e PS nuk kanë kryer asnjë vepër penale gjatë zgjedhjeve  në qarkun e Dibrës, por  veprime të tilla janë kryes sipas tij nga mbështetësit e PD.

Pjesë nga biseda:

Gjiknuri: Kam qenë unë që kam folur me Edi Ramën  për t;i krijuar një vend PD, sepse menduan se  duhej një mekanizëm  i posaçëm edhe pse nuk ishte pjesë e parlamentit.  Do të komunikoj me kreun e partisë, sepse jam aty i emëruar nga PS. Kam qenë gjithmonë një person që kam punuar me këto standarde. Unë jam i akuzuar nga publiku dhe nga PD, sepse kam mbrojtur partinë time. Unë personalisht them se nëse ata vijnë dhe nëse e njohin këtë komision, unë do ta rishikoj këtë  postin. Dalje në përgjim nuk është krim. Aty nuk ka asnjë veprim të paligjshëm nga ana ime. Unë kam marrë këto sulme, sepse  kam pasur beteja politike. PD mund të dojë ta na shih në burg, por nuk na çon ajo në burg. Nëse ata e bëjnë këtë lëvizje dhe vijnë në komision, unë do ta rishikoj  pozicionin tim. Nëse jam i mirë apo i keq i përcakton elektorati dhe partia ime. Prokuroria është përdorur  politikisht.

Përgjimet i cilësoni të pavlera?

Gjiknuri:Fakti që je në përgjime, problemi  është se çfarë ka aty të paligjshme. Ai përgjim ishte bërë kur ishte bërë numërimi i votave. Isha i gëzuar që fitova  betejën  atje. Ne bëmë një garë dhe e fituam. Çunat problematikë?Unë nuk dëgjova që PS të kishte bërë akte dhune në Dibër, përkundër kësaj sherre kanë bërë militantët e PD. Asnjë vepër penale nuk është kryera nga militantët e PS. Ato përgjime janë keqpërdorur dhe në një shtet demokratik duhet të shpallen të pavlefshme. Unë nuk kam asnjë komunikim të paligjshëm në përgjime. Përgjimet janë sekrete hetimore, të cilat nuk duhet të dilnin. Të vijnë në komisionin e Reformës. Dakord unë po veteofrohem si presidenti për krizën, unë po largohem. Vota  vjen duke punuar me të gjitha shtresat e elektoratit, sepse vota nuk vjen nga televizori. Sistemi aktual është shumë i mirë, por për shkak të mungesës së votave edhe parimit të konsesnusit, ne jemi të gatshëm dhe të gjejmë diçka që i bënë mirë vendit. Ky sistem nuk është i keq, por problemi është maturimi i klasës politike.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb