Dorëzohet në Gjykatën për Krime të Rënda pjesa e parë e dosjes voluminoze 339, e hapur në vitin 2016, ku janë përcaktuar 12 të pandehur nga Prokuroria.


Shorti ka përcaktuar gjyqtarin Fran Prendi për seancën paraprake, e cila do të përcaktojë nëse kjo dosje do të kalojë për gjykim ose je.


Të pandehur në këtë dosje janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça.


Ndërkohë, në hetim vijon jetë nga Prokuroria dosja 339/1, e cila heton shit-blerjen e votave, aty ku akuzohet të ketë folur me anëtarin e grupit të drogës së Shijakt, edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb