Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranë nga opozita, Dorian Teleti, në fjalën e tij nga protesta që po mbahet para bashkisë së Tiranës, u shpreh se nuk ka amnisti për drejtorët të cilët vodhën taksat e qytetarëve.

Ai tha se populli ka folur me mbledhjen në protestë për të 17 herë, ndërsa ka bërë thirrje për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj të japin dorëheqjen.

“Nuk ka amnisti për drejtorët që në bashkëpunim kanë gllabëruar 30 mln euro nga taksapaguesit e Tiranës. Nuk ka amnisti për ata që po shkatërrojnë Tiranën çdo ditë e po ndërtojnë kulla për miqtë e tyre oligarkë. Nuk ka amnisti për ata që taksat e Tiranës nuk i kthyen në shërbime por i vodhën.

Nuk ka amnisti për askënd që vjedh të ardhmen dhe të tashmen e fëmijëve tanë.

17 herë jemi mbledhur para godinës së korrupsionit.
Rama dhe Veliaj, largohuni një orë e më parë, vendi juaj nuk është në zyrat e shtetit por në burg.

Amnisti për kriminelët nuk ka, populli foli e do të flasë!”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: