Irani i ka quajtur çdo bisedim të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara “të pakuptimtë”, por ka thënë se është i hapur për negociata indirekte për çdo çështje.
Kështu u shpreh ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një shënim nga ministria e raportuar nga media të ndryshme ndërkombëtare.
“Nuk ka kuptim të dialogohet drejtpërdrejt me një palë që kërcënon vazhdimisht përdorimin e forcës, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe që shpreh qëndrime kontradiktore”, tha Araghchi, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump.
Javën e kaluar, Trump kërcënoi Teheranin me “bombardime” dhe sanksione dytësore nëse nuk arrihej marrëveshje për dosjen bërthamore.
(BalkanWeb)