Nga: IV KALOÇI*TIRANE-Për herë të parë “Gazeta Shqiptare” publikon dokumentin “Tepër sekret” të Sigurimit të Shtetit të vitit 1978, i nxjerrë para pak kohësh nga arkivat e shtetit shqiptar, ku një listë me rreth 315 intelektualë, pjesa më e madhe e tyre, emra mjaft të njohur të artit, kulturës, skenës, ekranit dhe letrave shqipe ishin vënë në ndjekje nga shërbimet sekrete të diktaturës, duke u survejuar hap pas hapi për veprimtarinë e tyre. Vini re se dosja në fjalë është “Ekzemplar i vetëm” – “A res. personal” dhe mban datën 16.8.1978. Kjo dosje që mban firmën e ish-zv/drejtorit të Punëve të Brendshme, Zef Loka përmban listën me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit që ndiqeshin nga Sigurimi. Lista ndodhej në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në një periudhë të caktuar kohe, i cili për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës. “GSH” po boton sot pjesën e parë të listën me 150 emra, nesër vijon pjesa e dytë.


INTERVISTA QE SHPJEGON DOSJEN
Një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh, të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe, ku midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si: Petro e Gjergj Zheji, Rikard Ljarja, Sali Shijaku, Marie Kraja, Naum Prifti, Bujar Kapexhiu, Gëzim Erebara, Luigj Gurakuqi etj., ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti që po botohet sot në “Gazetën Shqiptare” është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe mban siglën “Tepër sekret”, i përket vitit 1978. Dosja në fjalë, prej nga është nxjerrë edhe lista me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit ndodhet në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në atë periudhë kohe, i cili për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës. Lista e 315 intelektualëve është e kategorizuar në disa grupime, si p.sh: “Persona të regjistruar që i përkasin Drejtimit të Kundërzbulimit”, “Persona që i përkasin drejtimit të Grupimeve Kundërrevolucionare”, etj. Por për të pasur një ide më të qartë se ç’përmban ajo dosje, për ç’farë ka shërbyer dhe përse figurojnë aty disa nga emrat më të njohur të artit, kulturës dhe letrave shqipe të para viteve ’90-të, ne iu drejtuam për një intervistë të shkurtër, apo më saktë për një sqarim, njërit prej ish-funksionarëve të lartë të ish-Sigurimit të Shtetit, i cili preferoi të mbetej anonim. Intervista në fjalë, natyrisht që mund të ishte shumë më e gjatë dhe me shumë sqarime, por ne po e botojmë më poshtë aq sa mundëm të marrim prej ish-funksionarit të lartë të Sigurimit të Shtetit, pa i bërë asnjë ndryshim.
Si fillim deshëm t’ju pyesim a është autentik ky dokument që po botojmë më poshtë dhe perse shërbente ai?
Po, ky dokument është 100% autentik dhe është një nga dokumentet e asaj periudhe, pra të para viteve ’90, kur ka funksionuar arma jonë e Sigurimit të Shtetit. Ky dokument ka të bëjë me dorëzimin e marrjen e detyrës nga dy funksionarë të Sigurimit të Shtetit dhe si i tillë, pra në këtë kontekst kohor, ai duhet parë për kohën kur bëhet fjalë aty. Të ndalemi më konkretisht tek pyetja juaj: Sipas rregullit, procesi i marrjes dhe i lënies së detyrës vazhdonte një muaj dhe kjo gjë ishte bazuar në rregulloret dhe urdhrat e Ministrisë së Brendshme. Gjatë këtij muaji, realizoheshin dy procese. Marrësi i detyrës do firmoste se ishte njohur me të gjithë procedurën ligjore, aktet normative, rregulloret, etj. Në këtë proces realizohej marrja e detyrës: A-Agjentura, (Rrjeti Informativ), dorëzuesi i detyrës e njihte marrësin e detyrës, me kontakte fizike me agjenturën, sipas grafikut mujor të takimit. Në këtë proces bëhej kalimi i marrjes në lidhje, si dhe respektohej etika me falenderimet përkatëse për punën e kryer deri në atë moment. B-Marrja në dorëzim e tërë dokumentacionit. Ç’farë dokumenti merrej në dorëzim: Dokumente që kishin të bënin me agjenturën, dosje pune dhe dosje personale, (dosjet personale, ishin pak a shumë si dosjet e kuadrit dje dhe sot). Dosjet e punës përmblidhnin të gjithë materialin e punës të raportuar nga agjenti: Harmonizimi i kontaktit fizik me studimin e dokumentacionit realizonte marrjen në dorëzim të rrjetit sekret informativ. (merrej në dorëzim……) 2-O.R.V (Objekte të Rëndësisë së Veçantë). Objekte të cilat gjykoheshin se ishin të një rëndësie të veçantë, për shkak të karakterit të tyre specifik, nga pikëpamja ekonomike, politike, ose shkencore. Këto institucione (O.R.V), siguroheshin dhe ruheshin me masa ushtarake, policore, si dhe agjenturore. PSh. Radio-Televizioni Shqiptar kishte njësi ushtarake dhe policore. Kabina e transmetimit, (studio e lajmeve) ruhej me policë të armatosur çdo 24 orë. Radio-Stacionet si Fllaga, Cërriku, etj. ruheshin me forca ushtarake, policore si dhe agjenturore në çdo pikë të saj. Të kthehemi te Radio-Televizioni Shqiptar që përmendëm më lart: I gjithë rrjeti sekret informativ ishte pothuaj në sferën teknike dhe pothuajse inekzistent në redaksitë, programacionet, apo departamentet e tjera.
Cilat ishin objekte të tjera O.R.V.?
Objekte të tjera O.R.V, ishin gjithashtu; hidrocentralet, ujësje-llësit, fabrikat e bukës, etj. C-Dosjet Objekt Ndjekjeje: 1-Fashikulli ose Dosje e Përgjithshme Informative në të cilat shërbimi i Sigurimit, grumbullonte informacionin, të dhëna, fakte, komente, opinione, etj. të cilat shërbenin si lëndë e parë për informacione, relacione, apo analiza, që ky shërbim i dërgonte udhëheqjes së lartë të vendit (Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Byrosë Politike). P.Sh: Në listën që botohet më poshtë figuron edhe emri i Vaçe Zelës, këngëtares së famshme të para viteve ’90-të. Sipas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative, Vaçja, por edhe shumë artiste të tjerë, kishin pikëpamjen dhe mendonin se trajtimi financiar i artistëve tanë, kryesisht gjatë turneve jashtë shtetit, ishte jo dinjitoz dhe në përpjesëtim të zhdrejtë me kontributin që jepnin këta artistë në rritjen e popullaritetit të vendit në botë. Për shumë arsye, ky pretendim nuk transmetohej në rrugë institucionale, legale, të hapura, por në këtë rast ndërhynte shërbimi i Sigurimit dhe e çonte informacionin lart në Udhëheqje.
Pra, për të gjithë këta persona që flisnin dhe shprehnin pakënaqësi kundër regjimit, hapej dosje dhe emri i tyre futej në listë për t’u survejuar dhe ndjekur në lidhje me këtë problem…?!
Në parim po, por duhet thënë se lista apo dokumentet që botohen më poshtë, të cilët bënin pjesë në fashikullin apo dosjen e informative, nuk ishin objekt ndjekjeje nga Sigurimi, por pika reference për komunikim me udhëheqjen politike. Kjo listë ishte e normuar, që një herë në tre muaj të analizohej nga shefi përkatës dhe nëse, problematika konsiderohej e ezauruar, ajo fshihej me procesverbal të rregullt. Siç fshihej një pjesë, ashtu mund të shtohej edhe një diçka tjetër që e nxirrte dinamika. Në rast se lista e mëposhtme është e vitit 1978, në vitin 1983, me zëvendësimin e punëtorit operativ përkatës, do të shihet se është një listë krejt e ndryshme nga kjo. Si përfundim lista, pjesë përbërëse e dosjes së përgjithshme të informatorit, nuk është listë e ndjekjes operative.
Po cilat janë dosjet e ndjekjes operative?
Pyetja juaj është e saktë dhe këtu desha të dal? Cilat janë dosjet e ndjekjes operative? 1-P.P (Përpunim Paraprak). Është ndjekje e cila synon verifikimin e të dhënave të grumbulluara. Në rast se e dhëna konfirmohej, personi vazhdonte të ndiqej dhe të kthehej në një objekt të zbatimit të të gjitha llojeve të punës operative. Në rast se nuk konfirmohej e dhëna, personi hiqej nga lista dhe materiali asgjësohej. Periudha e verifikimit të të dhënave ishte tre muaj. Dosje Ndjekjeje 2 A: Ishte procesi i ndjekjes dhe i zbatimit të të gjitha masave operative me agjenturë, sipas rastit me dëshmitarë, me mjetet e teknikës operative, me agjenturë, me kontroll postar dhe telefonik, etj., duke aplikuar kështu vëzhgimin e personit, nëse situate e kërkonte. Ndjekja realizohej vetëm për figurat e krimit të parashikuar nga Kodi Penal i RPSSH-së dhe secila figurë kishte afatet e veta përkatëse të ndjekjes operative. Për ilustrim po japim afatet e ndjekjes operative sipas figurave të krimit. A-Agjitacion dhe Propagandë, jo më shumë se 1 vit, B-Terrori, sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më shumë se 3 muaj, C-Arratisja, 6 muaj, D-Spiunazhi, 5 vjet. Këto afate përcaktoheshin rigorozisht. Pasi plotësohej dokumentacioni si dhe procedura përkatëse, veprohej sipas rastit. 3-Format Përmbyllëse: Këshillime, arrestime për rastet flagrante, tërheqje nga bashkëpunimi me material komprometues, etj. Këto dokumente arkivoheshin në Ministrinë e Brendshme. Dosjet 2B: Është për kontroll operativ. Këto ishin dosje për personat që dikur kishin qenë në veprimtari antiligjore, por me kalimin e kohës kishin hequr dorë, ose ishin këshilluar për këtë gjë, por që potencialisht mund të riaktivizoheshin. Për këto subjekte ekzistonte mundësia për rifillimin e veprimtarisë armiqësore. Për këtë arsye ata herë pas here vëzhgoheshin. Po kështu, këto dosje shiheshin për cilësitë e tyre historike.
Kush për shembull?
Psh. në këtë rast është shembulli i Petro Markos. Në dosjen e të cilit mund të gjesh dokumente, raporte të SIM-it italian për veprimtarinë e Markos në internim, relacione për miqësinë e tij me Mehmet Shehun në Luftën e Spanjës, konsiderata të tijat për emigracionin politik shqiptar etj. Për shkak të kësaj pasurie, kjo apo dosje të tjera si kjo janë të ruajtura për studiuesit. Pra, sipas këtij sqarimi të shkurtër që ju bëra më lart, kush të lexojë emrin e tij në ndonjë dokument si ky që po botoni ju, është i lirë që ta gjykojë vetë nëse ka qenë në ndjekje operative apo jo? Dhe kjo vlen veçanërisht për… .të cilët janë në kërkim të një disidence të paqenë…?!
Së fundi, çfarë mund të shtoni?
Në këtë procesverbal që ju po botoni, e thënë ndryshe, një akt administrativ është edhe një listë me emra të konsideruar kontingjente. Kjo kategori përfshin elemente, të cilët nga informacionet apo dokumentet rezultojnë se ishin “me biografi” politike jo të pranueshme. Këto lista gjithashtu nuk ishin permanente, por sqaroheshin pozicionet dhe hiqeshin, apo dhe shtoheshin të rinj. Këto vlenin gjithashtu edhe për një kontroll të emërtesave të larta politike. Udhëheqja e lartë politike, herë pas here kërkonte të emëronte në funksione të larta shtetërore persona të ndryshëm dhe mund të kërkonte sqarime në shërbimin apo organet e Sigurimit të Shtetit. Ishte në gjykimin e politikës nëse e merrte në konsideratë informacionin e marrë apo jo. Kjo varej prej tyre.
Faleminderit!
Faleminderit edhe prej jush dhe gazetës që përfaqësoni!


DOKUMENTI SEKRET I SIGURIMIT TE SHTETIT
MIRATOHET: Zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme, Zef Loka.


“A res personal” Ekzemplar i vetëm. Tiranë, më 16.8.1978

PROCESVERBAL

I mbajtur më datë 4.8.1978 për dorëzimin e materialeve të sektorit të Institucioneve të Larta të Artit e të Kulturës nga punëtori operativ ……… në prezencë të shefit të seksionit të V-të ………. Dhe I seksionit përgjegjësi ……….. Materialet dorëzohen si më poshtë:

Dosjet formulare 2/A : PP dhe 2/B. Dosja formulare e objektit 2/A.

Barbara Haxhihyseni
Engjell Tërshana
Adriatik Kanani
Asamble Hatibi
Mehmet Qemal Turhani
Niko Paskal Tanini
Vasil Todi Lato
Zihni Mehmet Berati
Prokop Dhimitër Nishku
Fisnik Sali Pulaj
Dhimitër Rafael Cani
Naum Ropi Prifti
Shyrete Turkeshi Cabej
Petro Marko Marko
Filip Jani Koça
Vladimir Myfit Maliqaj
Ali Ymer Hoxha
Pëllumb Mithat Kokalari
Çesk Rrok Zadeja
Llazar Zisi Morcka
Konstandin Vangjel Trako
Beniamin Zef Guraziu
Jusuf Fehmi Kazazi
Bujar Fiqiri Kapexhiu

Libri i llogarisë
personale me
kontingjentet e
mëposhtme:
Tonin Lec Harapi
Mynevere Enver Kallanxhi
Fatbardha Ismail Tatzati
Lilo Thoma Kalami
Abaz Mehmet Xhomo
Vera Spiro Zheji
Haki Muhamet Beleri
Thoma Pandi Nova
Jorgji Lame Kareco
Kristo Piro Fotiadhi
Spiro Harallamb Konduri
Manushaqe Muhin Çoçoli
Edi Ndoc Luarasi
Skifter Mehmet Konica
Telat Hasan Hamzaraj
Fejzo Hysen Sejdini
Gjergj Spiro Zheji
Skënder Haxhi Alliu
Petro Spiro Zheji
Nuri Isuf Hamzaraj
Robert Petro Ndrenika
Gaspër Mark Çurçia
Kimete Shefki Berisha
Kiço Spiro Zbogo
Marketin Pashko Shoshi
Arben Zyhdi Basha
Gëzim Sul Erebara
Leonora Vasil Grazhdani
Suzana Mahmut Saraçi (Beluli)
Muharrem Ferid Skënderi
Laureta Aristidh Shundi (Gjini)
Lili Shemshedin Vendresha
Orhan Hajati Bega
Isuf Ferik Spahiu
Luigj Kol Gurakuqi
Vera Asllan Sojli (Vorpsi)
Shefki Mustafa Shkodra
Valter Bexhet Bablusha
Vilhelm Sulo Konjari
Sami Sulejman Bakalli
Pjetër Nush Gjoka
Enrik Zef Paci
Tom Nikoll Nikolla
Ganimet Daut Vendresha (Simixhiu)
Skënder Jovan Morcka
Donika Jani Gjoni
Pashko Ded Meçaj
Zamira Zihni Berati
Elmaz Xhevdet Cela
Kristaq Andrea Rada
Ermelinda Kol Pema (Paparisto)
Manushaqe Mahmud Cekani (Kiri)
Lenika Zisi Zotria (Morcka)
Alma Neki Radovicka (Zadea)
Agim Xheladin Rroi
Diamanda Zihni Berati
Dilaver Hasan Lamko
Agron Bardhyl Alia
Xhemal Rrapush Laçi
Liljana Rustem Sokoli (Petrelaj)
Myzejen Rexhep Dervishi (Balla)
Liri Hasan Alimehmeti (Seferi)
Eleni Leonidha Dusha (Adhami)
Bahrie Sali Dani (Lusha)
Mynyfe Bexhet Vorpsi
Qanie Abdyl Jonuzi (Haxhihasani)
Roza Nikoll Anagnosti (Xhuxha)
Bujar Xhaferr Doko
Jolanda Andon Rexhepi
Ndoc Kol Paci
Kleo Pandi Evangjeli (Mulla)
Zana Aqif Papajani
Dolli Muharrem Gjinali
Neka Shefki Turkeshi (Idrizi)
Efteri Kristaq Pasko
Drita Qazim Pelingu
Lazër Pjetër Vlashi
Avni Shefki Resuli
Feriz Riza Smajli
Kozma Dhimitër Lara
Vera Ibrahim Deliallisi
Spiro Lluka Kalemi
Aleksandër Lek Cefa
Sali Abdyl Shijaku
Marie Ndue Kraja
Kujtim Abaz Shehu
Novruz Xhemal Barimi
Meleqe Xhemal Cungu (Alushi)
Dalip Myftar Topulli
Anita Ali Take (Prodani)
Suzana Andon Trebicka
Natasha Petro Lako
Vasil Thoma Melo
Veli Kasem Islami
Marika Shan Vila
Atalanta Dhimitër Pasko
Vangjel Pino Liza
Thanas Harallamb
Papadhopulli
Limos Hulusi Dizdari
Ismail Qazim Zhabjaku
Saimir Omer Kumbaro
Llukan Stefan Tako
Janulla Ilia Zheji
Frida Andon Zeqo
Stefan Gjon Hajmeli
Timoleo Pavllo Flloko
Fatos Petro Tusha
Pleurat Fahri Sula
Aurora Ymer Saraçi
Jani Thoma Melo
Ali Ismail Juma
Ermal Sadik Kaceli
Luan Ramiz Dibra
Abdulla Emin Cangonji
Dionis Gjergj Bubani
Bardhyl Rauf Fico
Halit Myfit Minxolli
Demail Ismet Tola
Sokol Vait Shupo
Arianita Petro Marko
Rikard Karl Ljarja
Roland Bardhyl Semini
Resul Fehmi Carçani
Klinton Rexhep Gilani
Gjergj Pjetër Mazreku
Irini Gaqo Ica
Nikolin Kel Naraçi
Riza (Enver) Emin Oparaku
Vitore Loro Sallaku
Isuf Jakup Jaçe
Fatmir Qerim Peza
Bashkim Shyqyri Rada
Hamdi Reshat Petrela
Përparim Ali Panariti
Albert Kel Naraçi
Arianita Petro Kristo
Halim Qerim Peza
Qemal Ibrahim Osmangai
Jeta Kostaq Nase
Haki Ibrahim Katroshi
Adelina Rahmi Nova (Mamaqi)
Xhavit Tahir Haxhiu
Roza Sami Cuçi
Shkëlqim Zyhdi Basha
Luiza Sokrat Cako (Papa)
Haki Shaban Dulli
Mira Cefo Gjoni (Fico)
Loni Thoma Papa
Mynevere Beqir Kazazi (Theodhosi)

(vijon numrin e nesërm)
(a.n/GSH/BalkanWeb)

Etiketa: