Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, u shpreh se në deklaratën e djeshme të shpërndarë për mediat nga Prokuroria e Posaçme, nuk sqarohet mirë çështja e operacioneve, duke shpjeguar se “nuk ishin operacione estetike por shëndetësore” ato që janë kryer.

Ajo u shpreh se “SPAK nuk merret me operacionet e kryera për djalin e kryeministrit Edi Rama kur ai ishte i sëmurë me sëmundje të rëndë”.

“Nxjerr SPAK faturën e heqjes së qafës së mitrës që kisha unë me kancer dhe e thotë si operacion plastik. Nuk kam bërë asnjë operacion plastik, se po të kisha bërë nuk do të kisha turp ta thoja. Kam bërë mirëmbajtje të vetes time si grua. Pafytyrësia më e madhe e asaj deklarate të djeshme tregon haptazi se kanë qëllime politike”, deklaroi Kryemadhi.

Ndihem shumë e fyer, që SPAK gënjen ku thotë 106 mijë euro kushtuan operacionet. 6 vjeç fëmija im është operuar dhe mjekët i kanë thënë se nuk jeton më nëse nuk kurohet. Ka bërë dhe Meta një operacion shëndetësor, që e kam paguar unë cash dhe nuk e di Ilir Meta sesa kushtuar. Ilir Meta nuk ka paguar asnjëherë në jetën e vet asnjë shishe ujë. Kam qenë dhe unë që kam marrë dhe rrogën e Metës në bankë”, tha Kryemadhi.

“Të më falin Gregor Rama, Matilda Makoçi, por a deklaroi Rama operacionin e fëmijës që e kishte me kancer? A e hetoi SPAK? A e hetoi Sotir Kllapi, Arben Kraja?”, tha ajo.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb