Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dosjen e plotë të operacionit të fundit të SPAK, ku zbardhen detaje lidhur me planet që janë bërë nga grupe të caktuara kriminale për të goditur kundërshtarët apo ato që i konsiderojnë armiq.

Në dosjen hetimore thuhet se referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Ervin Kodra i dtl. 01.04.1985 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AA912RB me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 me datë 22.07.2018 duke kaluar në P.K.K. Hani Hotit në dalje.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS, konkretisht në rubrikën hyrje-dalje rezulton se shtetasi Gentjan Koçi i dtl. 25.08.1993 ka udhëtuar me të njëjtin automjet me targa AB250AV me shtetasin Durim Bami i dtl. 29.10.1979 duke kaluar në P.K.K Morinë më datë 16.11.2022 në dalje dhe më datë 17.11.2022 duke kaluar në P.K.K. Morinë në hyrje.

Më datë 06.03.2020, shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me vrasjen e shtetasit Durim Bami, ndër të tjera Emiljano Shullazi i shkruan, “…ca duket do e kapin ato cunat atë qelbësirën? He pra thuaj shpejt. Lir Pajës (Ilir Paja) i tham ne për Durin (Durim Bami) atëherë që folëm bashkë por ai ska takat e ka mendjen ke malli”.

Më datë 24.03.2020 Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Marklen Haka dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami

“…po ca nuk del fare në lagje ai plehra. Me ca makine del kuvra, po Valteri ca thot?”, thuhet ndër të tjera në dosje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: