Izet Haxhia vijon të merret në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore, pas përplasjes së dy gjykatave, asaj të Krimeve të Rënda dhe Penales së Tiranës, lidhur me kompetencat e veprave penale të dosjes “Hajdari”.

Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda konfirmojnë për gazetaren e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, se edhe përgjatë kësaj të mërkure, Haxhia është shoqëruar për t’u marrë në pyetje, në lidhje me veprat penale për të cilat akuzohet. Gjatë kësaj jave, Izet Haxhia është pyetur disa herë, me orë të zgjatura, nga oficerët e policisë gjyqësore.

Përveç seancave të marrjes në pyetje, Krimet e Rënda nuk mund të vijojnë me procesin gjyqësor, deri në momentin kur Gjykata Supreme të marrë një vendim përfundimtar në lidhje me gjykatën kompetente.

Marrja e tij në pyetje ka nisur që në orën 08.00, ndërsa pyetja do të vijojë deri rreth orës 15:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb