Berisha ka folur për mediat para godinës së SPAK.

Pas gati 30 minuta brenda godinës, ku u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza për korrupsion në bashkëpunim për çështjen Partizani, Berisha iu shpreh se në bazë të kallëzimi të rremb, është hetuar deri në tre breza, deri tek mbesat që në atë kohë nuk kishin ardhur ende në jetë.

Berisha: Jam sot për tu paraqitur atyre betimin solemn se Rama jo vetëm që nuk do marrë mandat të 4 por shumë shpejt do ta lëshojmë me pjesën e trupit që ka më qef në tokë. SPAK bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës më ka hetuar në tre breza deri tek mbesat, në kohë që ato ende nuk kishin lindur.

 

Ish-kryeministri Berisha, prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv Partizani, mbi të cilin u ndërtuan 19 kulla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb