Ish-Kryeministrit Sali Berisha, njëherazi edhe kreu i PD-së, pritet ti komunikohet akuza nga SPAK ditën e mërkurë. Në të njëjtën ditë akuza pritet ti komunikohet edhe Jamarbër malltezit, dhëndrit të ish-Kryeministrit.

Gazetari Igli Çelmeta bën të ditur për Balkanweb se SPAK është drejt mbylljes së hetimeve ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij.

Berisha pritet të paraqitet në SPAK mesditën e së mërkurës, ndërsa dhëndri i tij, Malltezi, dy orë më pas, pra rreth orës 14:00.

Berisha, bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, po hetohen nga SPAK lidhur me procedurat për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Akuzat që SPAK ka hetuar për Berishën dhe dhëndrin e tij janë nga shpërdorimi i detyrës, te korrupsioni, pasuria, pastrimi i produkteve të veprës penale.

Prej dhjetorit 2023, Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi më parë shpërfilli masën e detyrimit të paraqitjes. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb