Seanca e rradhës lidhur me dosjen “Partizani” në GJKKO do të zhvillohet në 6 janar. Sot në GJKKO u mbajt seanca paraprake lidhur me dosjen “Partizani”, ndërsa Gjykata do të vendosë nëse kjo çështjes do të kalojë për shqyrtim, do të kthehet për hetime të mëtëjshme në Prokurorinë Speciale, apo do të mbyllet.

Gjyqtarja e seancës paraprake është Flojera Davidhi, ndërsa për dosjen në fjalë Prokuroria ka përfshirë si të pandehur ish-Kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, biznesmenin Fatmir Bektashi,  Xhimi Begeja si dhe Andia Pustina.

Ndaj ish-Kryeministri Berisha, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsiot pasiv, ndërsa dhëndri i tij Malltezi akuzohet  për korrupsioni pasiv, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën, por edhe për pastrim parash.

Ndaj biznesmeni tFatmir Bektashi është ngritur akuza e korrupsiot aktiv, ndërsa për Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan” për pastrim parash. Ndërsa Andia Pustina është në akuzë për pastrim parash.

Ndërkohë sot në Apelin e GJKKO, SPAK ka apeluar vendimin e 27 nëntorit dhënë nga shkalla e parë e Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që i hoqi ish-Kryeministrit Sali Berisha masat e sigurisë, më konkretisht atë të “arrest shtëpie”.  Në kërkesën e depozituar në Apel, SPAK kërkon rikthimin e ish-Kryeministrit në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb