Avokati Gentian Rumano ka deklaruar se Safet Bajri nuk është autori i vrasjes së Fatbardh Licit dhe ka shprehur shqetësimin se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin Bajrin me këtë krim. I ftuar në emisionin Open në News 24, Rumano ka theksuar se është detyrë e prokurorisë të provojë fajësinë e të akuzuarve, duke shtuar se as pamjet e disponuara nuk e vërtetojnë lidhjen e Bajrit me ngjarjen.
Ai ka kritikuar gjithashtu trajtimin e çështjes nga SPAK, duke kërkuar më shumë transparencë. “Prokuroria e ka dërguar dosjen në gjykatë me një shpejtësi të paprecedentë,” theksoi avokati. Ai gjithashtu ka përmendur marrëveshjet që Shqipëria ka me autoritetet franceze, duke sugjeruar se ato duhet të ndikojnë në mënyrën e trajtimit të çështjes.
Në përfundim, Rumano ka theksuar se prokuroria, veçanërisht ajo e Krimeve të Rënda, ende nuk ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe se është e nevojshme një hetim më i thelluar për të sqaruar rrethanat e vrasjes së Fatbardh Licit.
Avokati Gentian Rumano: Safet Bajri nuk është autor i kësaj ngjarje. Nuk ka prova nga ana e prokurorisë. Është prokuroria që duhet të provojë nëse dikush është i involvuar. Nga pamjet, nuk vërtetohet që Safet Bajri dhe të tjerë janë autorët e vrasjes së Fatbardh Licit. As prokurorët e Krimeve të Rënda nuk e kanë zbardhur dot këtë ngjarje. Situata duhet të jetë më transparente nga SPAK, sepse ka marrëveshje me autoritetet franceze, marrëveshje që duhet zbatuar. Prokuroria e ka dërguar dosjen në gjykatë në kohë tepër të shpejtë. Nëse flasim për masa sigurimi në GJKKO, dihet që janë automatike.
(Balkanweb)