Kryeministri britanik, David Cameron, ka pranuar disa materiale sekrete në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora. Ndihmësit e tij i kanë përgatitur një dosje që është cilësuar “sekrete” në mënyrë që Cameron të ketë informacione në lidhje me yllin e popit dhe të mos kapet i papërgatitur në intervista.

Këto materiale i janë dorëzuar shefit të qeverisë në maj të vitit 2014, kohë kur Rita po shijonte suksesin me këngën e saj “I will never let you down” që ishte renditur e para në toplistën britanike. Kjo u zbulua nga libri me kujtime i ish-ministrit britanik, David Laws që është publikuar këtë javë.

Nuk dihet nëse Cameron është adhurues i Rita Orës, pasi në intervistat e tij nuk është pyetur shpesh për shijet e tij muzikore apo për bjonden 25-vjeçare. Megjithatë, nëse kjo gjë ndodh në të ardhmen, atëherë ai është tashmë i përgatitur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: