Prokurorja e përkohshme e Përgjithshme, Arta Marku teksa flet për dosjen “Shullazi” që bëri bujë vitin e shkuar për shkak të refuzimit nga një numër i madh prokurorësh, tha se ata u stepën.

E pyetur në “Open” në Top Channel, nëse pati presione nga grupi i Shullazit, kryeprokurorja tha se nuk kishte dijeni.

“Prokurorët duhet të shkonin me kërkesa përfundimtar për dënim të të pandehurve. Gjatë kësaj periudhe, prokurori i çështjes dërgon një shkresë zyrtare ku thoshte se nuk dihej se kur do të kthehej. Për këtë arsye, drejtuesja e Krimeve të Rënda duhet të hidhte shortin për të përfaqësuar këtë çështje. Një pjesë e tyre refuzuan të marrin pjesë.

-U fol për konflikt fizik?

Nuk e di këtë. Flitet shumë. Unë kam marrë informacion zyrtar për këtë çështje dhe kam konstatuar se mënyra se si janë sjellë prokurorët nuk është etike dhe kam ndërmarrë masa disiplinore. Të njëjtët prokurorë, edhe këta që refuzuar dosjen Shullazi kishin marrë pjesë në dosje të tjera që ishin nga prokuroria. Unë mendoj që prokurorët për shkak të natyrës së çështjes u stepën.

-Ka pasur presion nga Shullazi?

Nuk mund ta them këtë. Për presione të kësaj natyre nuk jam vënë në dijeni dhe asnjë prej prokurorëve nuk e ka ngritur këtë pretendim. Dosja ishte e rëndësishme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: