TIRANE- Përfundon procesi gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe katër të pandehurit e tjerë, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se më datë 26 qershor prokuroria do të paraqesë konkluzionet përfundimtare, ndërkohë që Gjykata ka administruar të gjitha provat shkresore.

Mësohet se në seancën e sotme pala mbrojtëse kërkoi të thirren si dëshmitarë disa punonjës të një banke të Nivelit të Dytë për të dëshmuar mbi disa çeqe që kanë lëshuar në emër të Gilmando Danit dhe Endri Qyqes, por kërkesa nuk u pranua nga gjykata.

Banda ‘Shullazi’ akuzohet për veprat “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në dëm të tre biznesmenëve, “Shkatërrim të pronës me eksploziv” në dy raste, dhe “kanosjes për shkak të detyrës” të profesorëve Dhori Kule e Mynyr Koni, krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb