TIRANE-Prokuroria për Krime të Rënda bën gati fletëthirrjet për shumë biznesmenë, zyrtarë të lartë e të ndryshëm të administratës shtetërore, noter, gjyqtar e profesor të universiteteve, që do të pyetën për dosjen e Emiljano Shullazit.

“ABC News” ka mësuar se prokurorët Elizabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, kanë bërë gati listën e personave që do të thirren me cilësinë e të dëmtuarve apo personave që kanë dijeni për çështjen, ku përfshihet emri i Shullazit dhe “banda” e tij.

Burimet thonë se, në mesin e emrave që do të thirren, janë biznesmenët të ndryshëm dhe të njohur në Shqipëri, disa prej të cilëve janë “gjobitur” nga Shullazi dhe pjesa tjetër janë personat që kanë ndërmjetësuar apo ndihmuar biznesmenët për shuma të caktuara parash.

Në mesin e këtyre personave me rolin e ndëmjetësve mes Shullazit dhe biznesmenëve të ndryshëm për të ulur gjobat e vendosura, janë përfshirë edhe prokuror, gjyqtar apo edhe zyrtar të lartë të administratës shtetërore.

Burimet thonë se përveç këtyre, grupi hetimor thotë se do të marr në pyetje zyrtar të lartë të Hipotekës në Tiranë dhe Durrës si dhe punonjës të tjerë të cilët kanë kryer veprime konkrete për pronën e ish-hotel Vollgës apo pronave të tjera në kryeqytet.

Në pyetje, burimet thonë se do të merren edhe drejtor të ndryshëm të institucioneve dhe persona që rezultojnë se kanë komunikuar me Shullazin apo bashkpëunëtorët e tyre.

Por kësaj liste dhe hetimit të prokurorisë, nuk do i shpëtojë edhe kandidatja për rektore, Klodeta Dibra, në emër të cilës dyshohet se “banda” e Emiljano Shullazit ka kërcënuar profesorët Mynir Koni dhe Dhori Kule.

Kjo për shkak se burimet thonë se, Dibra, përveç se i kishte në lagje të fortët e rrugës së “Kavajës”, dyshohet se ka komunikuar me ato pas përplasjes me profesor Konin, në Fakultetin e shkencave të natyrës.

Për llogari të kësaj dosje, prokuroria thotë se do të pyetën edhe disa noter në Tiranë dhe Durrës që kanë përpiluar disa kontrata, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Po ashtu, pyetjes do t’i nënështrohen edhe gjyqtar të Gjykatës së Durrësit dhe Tiranës, të cilët janë shprehur në favor të Shullazit dhe bandës së tij, me vendime që bien ndesh me ato të Gjykatës Lartë dhe Kushtetuese.

Këto vendime, dyshohet se janë dhënën nga frika e presionit dhe kërcënimeve të vazhdueshme duke regjistruar edhe prona të caktuara, si ish-hotel Vollgën në Durrës apo prona në Tiranë.

Provat: Mynyr Koni përveç kërcënimit edhe është dhunuar
Sekuestrohen pamjet filmike të bizneseve dhe hotelit ku është kërcënuar Dhori Kule

Administrohen pamjet e kamerave të sigurisë për gjatë një jave në rrugët e kryeqytetit, për të parë lëvizjet e eksoprtës së të dyshuarit Emiljano Shullazi dhe “bandës” së tij. Burimet i thanë “ABC News” se prokurorët kanë administruar pamje të kamerave të sigurisë të rrugëve, bizneseve dhe ambienteve të ndryshme në Tiranë, gjatë një jave, që nga data 11 prill deri në mbrëmjen e 17 prillit.

Kjo për të parë lëvizjet e eksportës së Emiljano Shullazit dhe të dyshuarve si pjesëtarë të bandës së tij.

Në mesin e këtyre kamerave, janë administruar edhe ata të një hoteli të njohur në vend, ku është pikasur moment i kërcënimit ndaj profesorit Dhori Kule.

Në këto pamje, që po ekzaminohen nga policia shkencore e Ministrisë së Brendshme, thonë burimet, duke qartë lëvizja me shpejtësi e tre makinave që ndalen pranë profesor Kules në hyrjen e hotelit.

Në pamje, duket qartë se profesori Kule ishte me tre persona te tjerë, kur i janë afruar makinat dhe personat ende të paidentifikuar, që dalin prej makinave duke i kërkuar profesorit të afrohet pranë dritares së njërës prej mjeteve, ku flet me një person që dyshohet se ka qenë Emiljano Shullazi.

Për identifikimin e fytyurës së personave që ndodheshin në eskorten prej tre makinash, prokuroria po pret pëfundimin e akt-ekspertimit të policisë shkencore që po punon për zbardhjen dhe identifikimin e tyre.

Në deklarimet që profesor Kule ka dhënë para hetuesve, ka treguar me detaje të gjithë veprimet e kërcënuesve dhe bisedave që ai ka bërë me personat e tjerë për këtë kërcënim.

Gjithashtu, ai ka treguar edhe për bisedën me kryeministrin Edi Rama dhe takimin një orësh me ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, Drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Haki Çako dhe drejtorin e policisë së kryeqytetit Ervin Hodaj, disa orë para shoqërimit të Emiljano Shullazit.

Nga ana tjetër prokuroria ka administruar në dosje edhe pamjet filmike të rrugës “Fortuzi” në kryeqytet dhe pranë tunelit, ku profesor Koni është kanosur dhe dhunuar nga tre persona. Burimet thonë se përvec kërcënimit, profesor Koni edhe ështe dhunuar fizikisht, duke i kërkuar të tërhiqet nga gara.

Si pasoje e këtij kërcënimi, burimet thonë se, profesor Koni ka udhëtuar brenda ditës drejt Italisë, ku ka marr vajzën dhe është kthyer në Shqipëri për arsye sigurie.

Duke komunikuar vetëm me profesorin Dhori Kule, i cili i kishte premtuar se do të ngrinte këtë shqetësim, që më pas u denoncua publikisht nga ish-kryeministri Sali Berisha./ABC News/

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: