“BalkanWeb” siguron të plotë dosjen e prokurorisë lidhur me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri ndaj të cilit sot kërkoi 12 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar mund të dënohen me 8 vite.

Në dosje prokuroria ka të zbardhur bisedën ambjentale që kryhet mes Moisiu Habilajt dhe një personi tjetër me emrin Sabi, në të cilën përmendet edhe emri i ish-ministrit të brendshëm.

“Në vijim të bisedës, të dy flasin për emrin e të pandehurit Saimir Tahiri. Moisiu e thotë: Ka më shumë se ne ai”. Sabi replikon dhe këmbëngul se Saimiri ka vetëm emrin (në kuptimin e famës dhe pozicionit) por nuk beson se ka më shumë para se ata. Moisiu llogarit se në një muaj Saimiri ka bërë 5 milion euro. Sabi i thotë se paratë ai i shpenzon në fushatën elektorale. Më pas, Sabi i thotë se e rëndësishme është që të mos bëjë pyetje, të mos thotë emra dhe të mos dalë emri që i kanë dalë ‘para’atij. Moisiu i përgjigjet me jo dhe se nuk beson se do ndodhë. Sabi përsëri se ka frikë se nipi do flasë me të tjerë për atë që i ka dhënë “para” atij.” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Përgjimi ambjental është krye në bordin e makinës Fiat Panda me targa EM 734ËR, në përdorim të të pandeheurit Moisi Habilaj rreth orës 20:25 datë 26 shkurt 2014, në bordin e makinës janë Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj, i quajtur Sabi.

Sabi: Ai do që të vijë pas 20 ditësh ose pas një muaji dhe do të na japë diçka
Moisiu: Po… nëse na jep afërsisht 400 na lehtëson na ndihmon shumë..
Sabi : Si?
Moisiu: Nëse na jep 400 mijë lekë
Sabi: Sigurisht .. do hiqnim qafe goxha borxhe..  dua të barazoj sheshoj gjithçka.. kështu fillojmë për hesapin tonë.
Moisiu: Sigurisht
Sabi: Me shtetin .. me personat dhe me të gjithë
Moisiu: Për të qenë korrekt me të gjithë
Sabi: T’i zerojmë të gjitha kështu që punojmë për hesap të vetin…me 400 mijë lekë arrijmë të mbulojmë pothuajse gjithçka.
Sabi: problematikë kemi Renaton … shtetin dhe paratë për qiranë”
Moisiu: Po Po.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb