TIRANË- Një reagim nga prokuroria mbrëmjen e sotme në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 ka hedhur poshtë zërat se për të shpëtuar kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako prokuroria ka hapur një dosje tjetër nga ajo e Avdylajve.

Bëhet fjalë për dosjen hetimore 339 ndërsa opozita vazhdimit prej kohësh ka deklaruar se për Dakon është veçuar hetimit në dosjen 339/1.

Por sot këshilltari për mediat i Prokurores së Përgjithshme Denion Ndrenika në një komunikim me gazetarin Ylli Rakipi deklaroi se procedimi është ndarë në vitin 2017 por është bashkuar më 18 tetor.

“Procedimi është ndarë në maj të vitit 2017. Tani prokuroria i ka bashkuar procedimet më 18 tetor 2018 në një hetim”, ka thënë Ndrenika.

Emisioni “Të Paekspozuarit” në News24 ka publikuar mbrëmjen e sotme bisedat që zhvillon kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako me pjesëtarë të bandës së Avdylajve pak ditë para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Në emision janë treguar dy nga mbi 20 bisedat që mendohet se janë në dosjen e prokurorisë që mban numrin 339. Nga tjetër Dako ka pranuar se ka folur me të gjithë për shkak të fushatës por duke mohuar akuzat për blerje votash.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb