Nga: MARSELA KARAPANÇO*TIRANË-Drafti i deputeteve Doda-Idrizi për dosjet ka sjellë përplasje të forta në sallën e Komisionit të Sigurisë. Demokratja Mesila Doda u shpreh se fillimisht, parlamenti duhet të miratojë një rezolute të përbashkët për të dënuar figurën e diktatorit Hoxha si dhe të ndalojë shfaqjen në publik të simbioleve komuniste. Për më tepër shprehet Doda, komunistët dhe spiunët nuk duhet të kenë më vend në administratë.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Armando Subashi tha: “Komisioni i Ligjeve e ka shqyrtuar, e ka rrëzuar, e ka gjetur në flagrancë me Kushtetutën. Znj.Doda mos fol pa leje, se nuk jemi në mbledhje fshati.”Në replikë deputetja u shpreh: Fshatin e di ti më mirë, unë nuk jetoj në fshat.” Përsa i përket draftit të propozuar prej saj dhe deputetit Shpëtim Idrizi, Doda tha se kërkohet që komunistët dhe spiunët të qëndrojnë jashtë adminitratës, ndërkohë që e majta i do ata brenda. “A keni kellqe ta arrijme kete?”-tha ajo. Kundërpërgjigjia e radhës ka ardhur nga kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i cili tha se komunistët kanë 20 vite që e drejtojnë vendin.

Paralelisht u diskutua edhe ligji i propozuar nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj. Edhe pse votat e LSI-së për ligjin e sjellë nga mazhoranca u bashkuan me ato të Partisë Socialiste, argumentet që shtruan në tryezë nuk flisnin për dakortësi. Deputeti Luan Rama e quajti këtë draft me momente lajthitjeje.

Deputeti I LSI-se Luan Rama deklaroi: “Ligji që ka sjellë MMSR-ja ka lajthitje, ka gabime në koncept. Psh: Oficeri i Sigurimit të shtetit, quhet bashkëpunëtor. Ai ka qenë oficer, jo bashkëpunetor. Pra që këtu, këta janë jashtë lidhjes me këtë punë.
Noka: Ky ligj që ka sjellë qeveria është pak më shumë se qesharak, është një karagjozllëk. Një paçavure të tille, vini e na e servirni si ligj.
Patozi: Ky pr.ligj është kundër lustracionit. Institucionet i keni rimbushur nga e para me fosile të diktaturës dhe hanxharë të regjimit të Enver Hoxhës.

Zëvendësministrja e MSR-së, Gentjana Sula bëri një prezantim të shkurtër të projektligjit, duke theksuar se ai është hartuar duke u bazuar në eksperiencën më të mirë gjermane të hapjes së dosjeve të STASI-t. Në fund të mbledhjes, mazhoranca përdori kartonat e saj për të rrëzuar edhe njëherë më shumë në parim pr.ligjin e opozitës për hapjen e dosjeve.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb