Për herë të parë që prej krijimit të saj, në Njësinë e Specializuar Task Forcë, pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, është hedhur shorti me gogla, për ndarjen e çështjeve hetimore.

Deri më tani, sipas ligjit, prokurori apo prokurorët që merrnin në duar hetimin e një dosje, përcaktohej ose nga grafiku i gatishmërisë, ose nga vetë drejtuesi i Njësisë.

Ky i fundit, vendoste bazuar në natyrën e çështjes që t’ja kalonte një prokurori të caktuar. Në jo pak raste mund të ndodhte që prokurorët të kishin pakënaqësi në mënyrën sesi ndaheshin çështjet. Ndaj për të mos patur paragjykime në ligjin e ri për prokurorinë, është vendosur që dosjet të ndahen përmes shortit.

Burime pranë Njësisë thanë për “BalkanWeb” se këtë të mërkurë është hedhur shorti i parë me gogla, nga i cili janë përcaktuar prokurorët për çështje të caktuara.

Shorti është hedhur në praninë e përfaqësuesve të USAID dhe në praninë e të gjithë prokurorëve, me qëllim shmangien e ndonjë manipulimi të mundshëm. “Për momentin – theksoi një burim për “BalkanWeb”, “shorti do të hidhet me gogla, më pas ai do të jetë elektronik”. Por a do të garantojë shorti qoftë me gogla dhe qoftë elektronik trasparencë të plotë në mënyrën sesi ndahen dosjet hetimore? Kjo mbetet për tu parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: