Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ditën e sotme sërish për draft-statutin për Asociacionin që Edi Rama ia prezantoi pak ditë më parë presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Kurti u shpreh me ironi, duke thënë se Rama këtë draft më mirë t’ia propozojë Aleksander Vuçiçit, për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc.
“Nuk kam dyshim se Rama beson që propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu atëherë ajo që unë propozoj është ë kryeministri Edi Rama këtë draft statut t’ia prezantojë Vuçiçit në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc.
Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ia bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ia propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën”, tha Kurti gjatë konferencës për mediat.