Argjentinë-Kanadë është gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës që do të luhet mëngjesin e 10 korrikut, në MetLife Stadium (East Rutherford, NJ). Ylli kanadez i hip-hopit Drake duket se ka besim të verbër te suksesi i skuadrës së vendit të tij, pasi ka vendosur një bast me shifra të mëdha.

Drake ka vendosur 300 mijë dollarë bast për fitoren e Kanadasë, e kuotuar me koeficient 9.60. Nëse triumfon ekipi i Marsch Jesse, ai do të fitonte jo pak por mbi 2.8 milionë dollarë. Me siguri, Messi nuk do të jetë dakord…

Kanada-ja po kërkon titullin e saj të parë në një turne madhor që nga Kupa e Kombeve të Amerikës së Veriut në 1990.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb