Ky është 74-vjeçari Adem Kaci nga fshati Lurë i Bashkisë Dibër, i cili jeton ku të mundet për shkak se banesa që kishte është rrënuar. Ademin e gjejmë para hyrjes së dy institucioneve të rëndësishme në Dibër, siç është Prefektura dhe Këshilli i Qarkut.

74-vjeçari tregon se është zhvendosur në Peshkopi pasi nuk ka banesë në Lurë. Ademi shprehet se e gjithë jeta e tij ka kaluar në vuajtje që në regjimin e kaluar komunist, duke bërë disa vite burg nën akuzën e tentativës së arratisjes jashtë vendit, ku e kanë arrestuar në kufi me Ish-Jugosllavinë.

Ai një pjesë të kohës e kalon pranë llixhave, ndërsa më pas strehohet këtu, ku ushqehet apo kalon orët e gjumit. Dyert e pushtetit vendor nuk i janë hapur, ndërsa institucionet e tjera edhe pse e shohin heshtin, siç është Shërbimin Rajonal Social apo edhe Prefektura e Këshilli i Qarkut.

Ademi kërkon që t’i gjendet një banesë ose të rindërtohet ajo që ka në fshatin Lurë, pasi vetë e ka të pamundur ekonomikisht sepse është person i vetmuar që nuk ka familje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb