Një tjetër foshnjë ka vdekur në duart e mjekëve në një nga maternitetet e kryeqytetit. Sipas informacioneve zyrtare, një 21-vjeçare nga Fushë-Kruja, shtatzënë në muajin e tetë kishte udhëtuar ditën e mërkurë drejt Tiranës për mjekim të specializuar pasi kishte pirë një grusht me ilaçe me qëllimin për të abortuar. (foto ilustruese)

Vajza me inicialet S.Z. ka shkuar rreth orës 18:00 në një nga maternitetet e Tiranës për të lindur.
Pas ndërhyrjes së mjekëve është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa e reja ndodhet nën kujdesin e mjekëve. mësohet se 21-vjeçarja ka qenë e lidhur me një djalë, lidhje për të cilën ishte në dijeni edhe familja e saj.

Dy ditë më parë në gjendje të rënduar emocionale, e reja ka pirë plot 40 paracetamolë dhe ka shkuar vetë në maternitetin në Tiranë ku iu ka rrëfyer mjekëve veprimin e saj. Menjëherë ajo është marrë nën kujdes dhe ka bërë lindjen por foshnja ka lindur e vdekur. Vetë nëna ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e QSUT- së, në dializë për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

Policia e Durrësit thotë se për këtë ngjarje është njoftuar nga Policia e Tiranës një ditë më pas, të enjten rreth orës 17:30. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë njoftim për këtë ngjarje. Një nënë bashkë me fëmijën e saj të porsalindur vdiqën rreth një muaj më parë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ndërsa në Pogradec një foshnjë vdiq vetëm dy pas lindjes.

NJOFTIMI I POLICISË SË DURRËSIT
Më datë 13.10.2016, rreth orës 17:30, jemi njoftuar nga Salla Operative Tiranë, se më datë 12.10.2016, rreth orës 18:00, ka shkuar në spital, për lindje shtetësia S.Z. 21 vjeçe, banuese Fushë-Krujë, ku pas ndërhyrjes është bërë e mundur nxjerrja e fëmijës në gjendje të vdekur, ndërsa shtetësia e mësipërme ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: